Bimët tona

Me produktet më të mira, je më i miri!

  1. Mendërza
  2. Kamomili
  3. Hithra
  4. Lavanda
  5. Sherebela

Punojme shume per te ardhmen e vendit tone

Interesi i njerezve per te jetuar shendetshem, per te njohur vendin e tyre, per te njohur boten e tyre te vogel, por qe mbart shume, sa vjen e shtohet. Dita dites dalin informacione te reja dhe bimet ne vendin tone sa vine e shtohen, e sebashku me te edhe perdorimi i ketyre bimeve. Vlerat e ketyre bimeve u njohen dhe u zbuluan nga te paret tane, ata nuk humben kurre, por u harruan per nje fare kohe, nga nje fare popullsie. E tani....qe ata qe mos zhduken pergjithmone, eshte koha jone te veme dore mbi to, ti tregojme njerezve se sa te rendesishme jane ato dhe se arsyeja e asaj jete te shendetshme qe benin te paret tane, ishin vete keto bime e shume te tjera!

Për t'ardhmen e s'ardhmes!

Lundroni ne faqen tone... Merrni dhe jepni informacione...Shkembeni dije...

Mrekullite medicinale qe duhet t'i Rrisni Në Shtëpi

Lavanda

Lulja e bukur ngjyrë vjollcë është shumë atraktive edhe për fluturat e bletët. Lavanda ndihmon në qetësimin e dhembjeve dhe në krijimin e një gjendje relaksi, ndërkohë që aroma e saj e fortë përdoret dhe si qetësues në ambjentet e shtëpisë. Atë gjithashtu mund ta përdorni si ilaç në rast prerje, pasi funksionon shumë mirë si dezinfektant.

Kamomili

Çaji i kamomilit njihet botërisht për cilësitë e tij qetësuese. Por ajo që nuk dinë shumë njerëz, është se kamomili ndihmon shumë edhe me problemet e trejtjes. Gjithashtu kamomili ndihmon në qetësimin e irritacioneve të lëkurës nëse përdoret gjatë banjës.

Sherbela

Sherebela është një bimë e shkëlqyer që ndihmon në lehtësimin e kollës dhe problemeve të fytit. Sherebela njihet për uljen e kohëzgjatjes së ftohjeve të rënda dhe sinozitit.